
Ambasadori Kosnett përfundon takimin me Veselin, nuk deklarohet për media
05 mars 2019
| 11:45
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka përfunduar takimin me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili është mbajtur në zyrën e këtij të fundit.
Kosnetti pas këtij takimi nuk është deklaruar për media.
Burime të gazetës “Epoka e re” kanë bërë me dije se në këtë takim është biseduar për zhvillimet politike në vend, më konkretisht rreth taksës ndaj produkteve të Serbisë që ka vendosur Qeveria e Kosovës.
(Epoka e re / A.M)