Ambasadori Kosnett takohet me serbët e Graçanicës
28 mars 2019
| 18:42
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka vizituar të enjten Komunën e Graçanicës, ku është takuar me pjesëtarë të komunitetit serb.
Kosnetti ka thënë se është e rëndësishme që të dëgjohen sfidat me të cilat ballafaqohen serbët e kësaj komune.
“Mësova shumë nga takimi në Graçanicë me anëtarët e komunitetit serb të Kosovës”.
“Është e rëndësishme për të dëgjuar për sukseset dhe sfidat me të cilat ballafaqohen dhe mënyrat se si mund të punojmë së bashku për të mbështetur paqen, drejtësinë dhe prosperitetin për Kosovën”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e vet në “Twitter”.