Ambasadori Kosnett takon fermerët: Fuqia më e madhe e Kosovës është populli
13 tetor 2019
| 11:48
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka takuar fermerët lokalë të cilët përdorin teknologjinë e gjelbër në veri .
Ai ka theksuar se fuqia më e madhe e Kosovës është populli i saj.
“Shndërrimi i bimëve të egra në vajra esenciale është një proces i ngadaltë dhe i ndërlikuar. Kështu është edhe ndërtimi i demokracisë gjithëpërfshirëse në një vend si Kosova. Por suksesi do të sjellë përfitime për brezat që vijnë”, ka thënë ai.