Ambasadori Kosnett ua uron besimtarëve myslimanë muajin e Ramazanit
06 maj 2019
| 14:16
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit.
“Urimet më të mira për të gjithë agjëruesit e Ramazanit në Kosovë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” ambasadori Kosnett.
Ai ka postuar aty edhe një mesazh të sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në të cilin thuhet: “Me fillimin e këtij muaji të shenjtë, shpresojmë të ketë përtëritje shpirtërore, mirësi, dashamirësi dhe harmoni në të gjithë botën”.
Muaji i Ramazanit ka nisur të hënën dhe do të zgjasë 30 ditë.