Ambasadori Kosnett viziton KQZ-në

29 gusht 2019 | 15:41

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka vizituar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ku është pritur në takim nga kryetarja, Valdete Daka dhe anëtarët e këtij institucioni.

Daka ka vlerësuar vizitën e diplomatit amerikan në këtë fazë të rëndësishme të angazhimit të KQZ-së.

Me këtë rast, ambasadori Kosnett ka shprehur mbështetje për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat do të mbahen më 6 tetor.

“Z. Kosnett në mesazhin e tij vuri theksin në rolin thelbësor të KQZ-së për proceset demokratike në Republikën e Kosovës si dhe përgëzoi KQZ-në për punën e deritanishme, duke e inkurajuar për të vazhduar në këtë drejtim”, është thënë në njoftimin e KQZ-së.

Sipas këtij njoftimi, ambasadori Konsett ka bashkëbiseduar me anëtarët e KQZ-së lidhur me procesin zgjedhor të cilët e falënderuan ambasadorin amerikan për vizitën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës në përgjithësi dhe KQZ-së në veçanti.

Anëtarët e KQZ-së kanë shprehur përkushtimin e përbashkët për të punuar në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore në organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka njoftuar…