
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri paguan taksën 5 euro për Rrugën e Kombit
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, ka bërë me dije se nga sot Shqipëria ka filluar aplikimin e taksës për Rrugën e Kombit.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se në rast se edhe Republika e Kosovë do të aplikonte një tarifë të tillë (10 euro në dy drejtime) atëherë vajtje ardhje në relacionin Prishtinë – Tiranë kostoja rrugore do të kapte vlerën 20 euro.
“Shqipëria nga sot ka filluar aplikimin e taksës për ‘Rrugën e Kombit’. Shqipëria nga sot filloi aplikimin e taksës rrugore për autostradën që lidhë dy shtet tona. Taksa për veturë kushton 5 euro ose 660 lekë në një drejtim, d.m.th 10 euro në dy drejtime. Në rast se edhe Republika e Kosovë do të aplikonte një tarifë të tillë, atëherë vajtje ardhje në relacionin Prishtinë – Tiranë kostoja rrugore do të kapte vlerën 20 euro”, ka shkruar ambasadori Ukshini.