Ambasadori i Kosovës në Shqipëri: Serbia të gjejë lumturinë brenda kufijve të saj
11 janar 2018
| 20:54
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini u kundërpërgjigjet deklaratave të homologut të tij serb në qytetin e Shkodrës, i cili tha pak ditë më parë se Kosova është tokë serbe.
Në një intervistë për Ora News, diplomati i Kosovës, deklaroi se deklaratat e përfaqësuesit serb janë luftënxitëse dhe rikthim tek e kaluara.
Ukshini u bëri thirrje ndërkombëtarëve të reagojnë më fort ndaj këtyre qëndrimeve të Serbisë.
“Kosova është një shtet i pavarur dhe Serbia duhet të shohë në sy këtë realitet. Serbia shtoi ai duhet ta gjej lumturinë brenda kufijve të saj e jo përmes ambicieve territoriale ndaj fqinjëve”, ka thënë Ukshini.