Ambasadori Lu mirëpret dorëzimin e mandatit të deputetit nga Tahiri
04 maj 2018
| 10:58
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Tiranë, Donald Lu, ka thënë se mirëpret faktin që ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dorëzuar mandatin e deputetit duke i hapur rrugë përballjes me drejtësinë si qytetar i zakonshëm.
“Mirëpresim faktin që Saimir Tahiri do të përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm”, ka thënë Lu, duke shtuar se hetimet ndaj ish-ministrit tashmë të dorëhequr nga Kuvendi si dhe ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla po vazhdojnë.
Po ashtu, Lu ka thënë se “janë lëshuar urdhërarreste për Klement Balilin dhe Arbër Çekajn, por sipas tij ata duhet të kapen. “Vetëm duke ndëshkuar kriminelët Shqipëria do të ketë një të ardhme në BE”, ka thënë ambasadori Lu. (TvKlan)