Ambasadori Malaj: Ismail Kadare mision jetësor e pati Kosovën, loboi edhe në Rambuje
04 korrik 2024
| 22:45
Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, vdiq të hënën.
“Gjenerali i letërsisë”, pikëlloi zemrat e shqiptarëve por edhe artdashësve anekënd botës.
Për figurën e Kadaresë, u fol edhe sonte në emisionin Rubikon.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, vlerësoi lart jetën dhe veprën e poetit të madh.
Malaj në Klan Kosova tha se Kadare u angazhua shumë për çështjen e Kosovës, në veçanti në Rambuje.
“Kadare në misionin e tij jetësor pati edhe Kosovën, në zemrën e tij. Ka lobuar në Rambuje, ka pasur dhe një zë atje”, tha Malaj.
Në nderim të gjeniut të letërsisë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, shpalli 3 korrikun -Dite Zie në Kosovë.