Ambasadori Malaj: Shqipëria në vitin 2024 do ta rrisë prezencën e saj në KFOR
15 nëntor 2023
| 12:43
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka deklaruar se ushtria shqiptare do ta shtojë prezencën e saj në KFOR.
Malaj ka thënë se kjo do të ndodh gjatë vitit 2024.
Ambasadori Malaj ka thënë se prioritet i lartë i shtetit shqiptar është Kosova.
Këto deklarime diplomati shqiptar, i ka bërë pas takimit me komandantin e KFOR-it, Ozlan Ulutas.
“Gjatë këtij takimi biseduam për situatën e sigurisë në Kosovë. Gjeneralmajor Ulutas falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i jep KFOR-it”.
“I bëra të ditur se rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi është ajo e dialogut”, ka thënë Malaj.