Ambasadori Markusz, Konjufcës: Hungaria mbetet përkrahëse e parezervë e Kosovës

31 janar 2020 | 14:59

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të premten në takim ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, Laszlo Markusz, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë, bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe parlamenteve respektive.

Kryeparlamentari Konjufca, ka vlerësuar lart mbështetjen e deritashme të Hungarisë për Kosovën në shumë fusha, si implementuese e projekteve të Bashkimit Evropian, përfshirë Projektin e BE-së të Binjakëzimit 2016 -2018.

Konjufca ka thënë se përvoja e çmuar e raporteve të Kuvendit të Kosovës me Parlamentin e Hungarisë, paraqet modelin e duhur që Kuvendi ynë po e ndërton me shumë parlamente të tjera në botë.

Duke vënë në pah prioritetet e vendit, kryeparlamentari Konjufca, ka thënë se mirëpret thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet me Hungarinë, si përkrahëse e parezervë e prosperitetit në Kosovë, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes së saj euro-atlantike.

Ndërsa ambasadori i Hungarisë, Markusz, pasi ka uruar kryetarin Konjufca për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Kosovës, ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij për forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy shteteve.

Ai ka siguruar kryetarin e Kuvendit se shteti i tij do të jetë mbështetës i vazhdueshëm i Kosovës për anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare, proceset e saj integruese, si dhe zhvillimin ekonomik.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet e Kryeqytetit të Australisë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme…