Ambasadori Martin Berishaj dorëzon kopjen e letrave kredenciale në Protokollin e shtetit të Kroacisë

20 dhjetor 2021 | 17:24

Prof. Dr. Martin Berishaj, i emëruar ambasador i Republikës së Kosovës në Kroaci, sot ka dorëzuar kopjen e letrave kredenciale te udhëheqësja e Protokollit Diplomatik në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, znj. Emilija Vuçiniq Margeta.

Ky emërim i Prof. Dr. Martin Berishajt në krye të diplomacisë së Kosovës në vendin mik të Kroacisë, është detyrë e re institucionale e shkencëtarit, humanistit e atdhetarit të paepur, të mirënjohur në kohën e ish pushtetit jugosllav, si një nga promovuesit më të shquar të vlerave nacionale, demokracisë dhe bashkëpunimit ndërmjet kombeve dhe shteteve të lira.

Pas dorëzimit të kopjes së kredencialeve, Sh.T.Z. dr. Martin Berishaj ka shkruar në rrjetin social si vijon:

Sot, ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë, SH.T. Z. dr. Martin Berishaj i dorëzoi kopjen e letrave kredenciale te Udhëheqësja e Protokollit Diplomatik në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, znj. Emilija Vučinić – Margeta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…