Ambasadori Minxhozi: Kosova më së shumti eksporton në Shqipëri
Shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri, nuk janë të kënaqeshe, por janë në rritje.
Kështu ka thënë në një intervistë për “Kosovapress”, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Sa i përket eksportit, Minxhozi ka thënë se Kosova e ka destinacion kryesor Shqipërinë.
“Janë realizuar 200 milionë euro shkëmbime tregtare në gjithë fushën e bashkëpunimit. 150 milionë euro Shqipëria ka eksportuar në Kosovë dhe Kosova ka eksportuar 50 milionë euro në Shqipëri. Natyrisht kjo është një shifër e mirë, por prapë ne jemi të pakënaqur sepse edhe eksportet e Shqipërisë në Kosovë mund të ishin më të mëdha, edhe anasjelltas”.
Shqipëria si eksportuese në Kosovë zë vendin e 6-të ose të 7-të. Janë vendet të tjera që kanë më tepër eksporte, por nga ana tjetër, Kosova e ka destinacionin kryesor Shqipërinë për eksport. Të gjitha vendet e rajonit që rrethohet Kosova nuk eksportojnë të gjitha së bashku eksportet e Kosovës janë më të vogla se sa bëjnë me një vend të voglës që quhet Shqipëri”, ka thënë Minxhozi.