Ambasadori Minxhozi pret në takim Bahtirin
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, ka pritur të enjten në takim kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Kryetari Bahtiri pasi e ka falënderuar për mikpritjen dhe interesimin e tij për Mitrovicën, e ka njoftuar ambasadorin Minxhozi me situatën e përgjithshme në komunën e Mitrovicës dhe me përpjekjet që pushteti lokal po bënë për zhvillimin ekonomik të komunës.
Sipas tij, përmirësimi i kësaj gjendje dhe stabiliteti i krijuar, si dhe krijimi i kushteve më të mira për investime, ka ndikuar pozitivisht tek investitorët e huaj që të interesohen për realizimin e projekteve të ndryshme.
Në këtë takim është biseduar edhe për mundësinë e bashkëpunimit në mes të Komunës së Mitrovicës dhe Republikës së Shqipërisë.
Nga ana e tij ambasadori Minxhozi, e ka përgëzuar kryetarin Bahtiri për punën e dhe angazhimin e tij për të përmirësuar jetesën e qytetarëve duke ofruar bashkëpunimin e tij, me qellim koordinimin e aktiviteteve komunale me atë të ambasadës së Shqipërisë.
/Epoka e re/