Ambasadori Minxhozi priti në takim zëvendësministren Bakija-Deva
09 shtator 2020
| 20:40
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka pritur në takim zëvendësministren e Ekonomisë dhe Ambientit, Burbuqe Bakija-Deva.
Sipas njoftimit të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit dhe avancimin e projekteve të përbashkëta ndërkufitare në fushën mjedisore.
Ndërkaq, zëvendësministrja Bakija-Deva ka theksuar se ishte kënaqësi e veçantë për të vazhdimi i bashkëpunimit dhe avancimi i projekteve të përbashkëta me Shqipërinë.
“Faleminderit Ambasador Minxhozi!”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.