Ambasadori Minxhozi vizitoi Doganën e Kosovës

17 shtator 2019 | 13:13

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Qemal Minxhozin.

Gjatë takimit u diskutuan raportet tregtare në mes të dy vendeve tona me theks të veçantë progresin tregtar dhe përmirësimin e bilancit tregtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Rritja e shkëmbimeve tregtare në mes të dy vendeve tona tregon qartazi se nuk ka barriera në tregti, krahasimi me vitin e kaluar tregon që Kosova ka rritur eksportet drejt Shqipërisë me 7 për qind më shumë, derisa Shqipëria me rreth 20 për qind.

Ky lloj bashkëpunimi duhet gjithsesi të thellohet ashtu që të vazhdojë kjo rritje progresive e trendit të eksportit dhe importit në mes të dy vendeve.

/Epoka e re/

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forumi Ekonomik i Grave (FEG) me anë të një letre…