Ambasadori Minxhozi viziton drejtorin e ri të Policisë së Kosovës
14 mars 2023
| 13:21
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Ambasadori Minxhozi uroi drejtorin për pozitën si dhe rikonfirmoi bashkëpunimin dhe përkrahjen e ambasadës për Policinë e Kosovës.
Drejtori i Përgjithshëm Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka falënderuar ambasadorin për përkrahjen e deritanishme dhe theksoi se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në përmbushjen e objektivave të saj duke u angazhuar në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore në funksion të sigurisë së përgjithshme. Ata u zotuan dhe shprehën gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë.