Ambasadori Minxhozi viziton Podujevën

09 shkurt 2023 | 15:42

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi.

Bulliqi dhe ambasadori Minxhozi kanë diskutuar rreth çështjeve në interes të dy palëve, e në veçanti kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit mes Podujevës dhe bashkive të Shqipërisë.

“Kemi mundësi e potencial të jashtëzakonshëm të bashkëpunimit në shumë sfera, neve na mbetet që vullnetin tonë ta konkretizojmë me bashkëpunime konkrete në dobi të qytetarëve të dy anëve”, ka thënë kryetari Bulliqi.

Kryetari Bulliqi dhe ambasadori Minxhozi u dakorduan që të bashkëpunojnë në realizimin e projekteve të përbashkëta, veçmas në fushën e arsimit, kulturës, sportit, ekonomisë dhe bujqësisë.

Ndërsa, në fund të takimit kryetari Bulliqi bashkë me ambasadorin Minxhozi e bënë një ecje përgjatë bulevardit të qytetit duke e njoftuar për veçoritë e qytetit të Podujevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, është shprehur se ka rritje…