Ambasadori Mjeku përgëzon ushtarët e FSK-së për misionin e tyre në Kuvajt
11 qershor 2021
| 13:38
Ambasadori i Republikës së Kosovës me rezidencë në Rijad të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Lulzim Mjeku u interesua për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misionin ndërkombëtar në Kuvajt, nëpërmjet një bisede telefonike me komandantin, major Mentor Ibrahimin.
Ky është misioni i parë ushtarak i Republikës së Kosovës në botë i cili u jetësua në bashkëpunim të ngushtë me ShBA-të.
Ai ka theksuar se Republika e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO po zhvillon kapacitetet ushtarake për t’u vetëmbrojtur dhe me diplomacinë e saj të mbrojtjes po i kontribuon paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
“Ushtarët tanë në Kuvajt janë shembull më i mirë i moralit të lartë kombëtar dhe i imazhit të Kosovës”, ka thënë ambasadori Mjeku.