Ambasadori Nait Hasani kujton komandant “Kapuçin” në 21-vjetorin e rënies
14 dhjetor 2019
| 15:01
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka kujtuar Mujë Krasniqin komandant “Kapuçin” në 21-vjetorin e rënies heroike të tij.
“Sa hrerë vjen 14 dhjetori, kujtesa na ndalet për një çast, në Oshëtimën e Pashtrikut nga krismat e çlirimtarëve. Vet i katërdhjeti Muja po vjen atdheut ti japin gjak lirie. Gjaku i juaj shkriu Pashtrikun, shëmbi malet dhe kufinjtë që na ndanë. Pushka dhe Muja i këndojnë lirisë, sot e përjetë, janë gjaku i bashkimit kombëtar! Lavdi Mujës me shokë! Lavdi UÇK-së!”, ka shkruar Hasani në llogarinë e vet në “Facebook”.