Ambasadori Nait Hasani takohet me ish-presidentin Moisiu, temë diskutimi zhvillimet në rajon
Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani, ka takuar ish-presidentin Alfred Moisiu, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në rajon.
“Biseduam për kartën e Adriatikut A5, që u mbajtë sot në Tiranë, ku Kosova dhe pas 8 viteve nuk po mund të anëtarësohet nga vetoja e Bosnjë dhe Hercegovinës të dirigjuar nga politika e Sërbisë”, ka shkruar Hasani në llogarinë e vet në “Facebook”
Postimi i plotë i tij:
Ishte kënaqësi ta takoja shkëlqësin e tij ish presidentin e Shqipërisë z. Alfred Moisiun, si ambasador i Republikës së Kosovës.
Me presidentin bashkë biseduam për zhvillimet në rajon, te cilat ishin interes për ne si shtet. Biseduam për kartën e Adriatikut A5, që u mbajtë sot në Tiranë, ku Kosova dhe pas 8 viteve nuk po mund të anëtarësohet nga vetoja e Bosnjë dhe Hercegovinës të dirigjuar nga politika e Sërbisë.
Atë që bisesuam me presidentin Moisiu, si njohës i mirë i politikave ushtarake dhe i politikës, më së miri e tregoj dhe dita e sotme e takimit të Kartës së Adriatikut A5, ku Sërbia akoma nuk është liruar nga politika shfarrosëse qindëvjeçare dhe e Milloshevićit të bërë në Kosovë gjatë luftës.
Kjo politikë e Sërbisë mund të ndalet vetëm me unitet politikë të partive politike Shqiptare së bashku kundër Sërbisë dhe me masa të reciprocitetit.
Sërbia akoma është faktor destabiliteti në rajon duke u mbështetur nga politika Ruse.
Presidentit shkelqësisë së tij z. Alfred Moisiu, i urova shëndet të mirë dhe i kërkova afrimin e dijes së tij politike në shërbim të kombit dhe krijimin e politikave të afrimit kombëtar.