Ambasadori Nait Hasani viziton Suharekën, dorëzon mirënjohjen e Ramës për zjarrfikësit

18 dhjetor 2019 | 18:13

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka vizituar Komunën e Suharekës me ç’rast ka ndarë mirënjohje nga Qeveria e Shqipërisë për zjarrfikësit e Suharekës.

Në emër të kryeministrit të Shqipërisë, ambasadori Hasani ka falënderuar Komunën e Suharekës dhe zjarrfikësit e Suharekës për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ndërsa kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj e ka falënderuar ambasadorin për vizitën dhe ka treguar se ka qenë dëshirë dhe gatishmëri e zjarrfikësve të marrin pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit.

Ambasadori Hasani, i ka përcjellur falënderimet dhe mirënjohjet e kryeministrit Rama për Komunën e Suharekës, respektivisht për njësitin e Zjarrfikësve nga Suhareka për kontributin e jashtëzakonshëm të Zjarrfikësve duke shpëtuar jetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Xhelil Abdulla nuk do të jetë pjesë e KF…