Ambasadori norvegjez e quan hap pozitiv vendimin e Kurtit për taksën

02 mars 2020 | 17:23

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Kurti në këtë takim, ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm. Ai e ka njoftuar ambasadorin për programin qeverisës, i cili shumë shpejt do t’ju paraqitet deputetëve për diskutim në Kuvendin e Republikës.

Kryeministri ka shprehur besimin se programi qeverisës do të votohet në Kuvend dhe do të shoqërohet më pas prej projekt-buxhetit për këtë vit.

Ambasadori Grondahl, ka thënë se e ka përcjell me vëmendje punën e Qeverisë dhe se i ka parë vendimet e deritanishme si hapa pozitivë.

Ai ka thënë se masa e Qeverisë për të zëvendësuar tarifën është një hap pozitiv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të hënën ka…