
Ambasadori norvegjez: Jo të gjitha partitë politike duhet të jenë pjesë e delegacionit shtetëror
20 shkurt 2019
| 10:50
Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Strand Sjaastad shpreson se dialogu Kosovë-Serbisë do t’i jepet edhe një shans.
Sipas tij, Kosova duhet të ketë konsensus dhe angazhim për dialogun me Serbinë.
Kështu tha ai pas hulumtimit “Zëri i popullit rreth ‘Finales së madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ku del se shumica e qytetarëve të Kosovës e mbështesin dialogun.
“Duhet të jetë proces gjithëpërfshirës. Jo të gjitha partitë politike duhet të jenë pjesë e delegacionin shtetëror, por duhet të punojnë në Parlament. Besoj që ky sondazh do të jetë i dobishëm për debate dhe diskutime”, ka thënë ai.