Ambasadori O’Connell: Ata që kanë histori kriminale nuk do të hyjnë në Britani
23 maj 2019
| 11:34
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka vazhduar traditën komunikimit me qytetarët nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”.
Në pyetjen e një qytetari se kur do të veprojë edhe ambasada britanike si ajo e SHBA-së për ndalimin e vizave të zyrtarëve të korruptuar O’Conell ka thënë se ata që janë të implikuar në vepra kriminale s’mund të hyjnë në Britani.
“Cilido që ka histori kriminale dhe që ka lidhje me korrupsion, nuk do të mund të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar” është përgjigjur O’ Connelli.