Ambasadori O’Connell: Kosova ka probleme me politikanët e korruptuar (Video)
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se Kosova ka problem me politikanët dhe zyrtarët e korruptuar, të cilët më tepër punojnë për interesat e tyre personale, sesa për interesin e shoqërisë.
Ai nëpërmjet një videoje të publikuar në llogarinë zyrtare të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë në “Facebook” ka thënë se shteti britanik po bashkëpunon edhe me sistemin e drejtësisë dhe shoqërinë civile, në mënyrë që ta monitorojnë sa më mirë punën e gjykatave për ta çrrënjosur korrupsionin.
“Për këto arsye, ne në Ambasadën Britanike në Kosovë punojnë që t’i mbështesim njerëzit e guximshëm, siç është rasti i Murat Mehmetit, një zyrtar i Administratës Tatimore, i cili punon për ta luftuar korrupsionin”, ka thënë O’Connelli.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/UKinKosovo/videos/294169444556353/