Ambasadori O’Connell: Kosova nuk duhet të jetë çerdhe e korrupsionit
Ambasador i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruari O’Connell, ka thënë se niveli i korrupsionit në vendin tonë vazhdon të mbetet i lartë.
Ai në tryezën me temën “Integriteti i sistemit të drejtësisë në luftimin e korrupsionit”, e cila është organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), e ka quajtur Kosovën çerdhe të korrupsionit.
Në këtë kontekst, ambasadori britanik ka thënë bashkësia ndërkombëtare nuk do të tolerojë që të vazhdohet me këtë avaz.
“Bashkësinë ndërkombëtare kërkon diçka prej Kosovës. Nuk është ofertë prej nesh, por është kërkesë që Kosova të mos jetë çerdhja e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sepse me pas një vend të korruptuar mund të pastrohen, mund të ketë strehimore është rrezik për ne dhe Evropën”, ka thënë ai, raporton “EO”.
Më tutje, ai ka thënë se ka kaluar koha kur ndërkombëtarët duhet të mbajnë përgjegjësinë për nivelin e lartë të korrupsionit.
“Ka shkuar koha kur ne do të mbajmë përgjegjësinë si ndërkombëtarë. Ne do jemi pranë jush sepse është interes i Britanisë që ta mbajë Kosovën larg korrupsionit. Ne do jemi aty për t’iu ndihmuar, por ka ardhur koha me dhënë rezultate”, ka thënë O’Connelli.