Ambasadori O’Connelli viziton Këshillin Gjyqësor
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Kryesuesi Idrizi fillimisht ka njoftuar ambasadorin O’Connell me punët dhe sfidat nëpër të cilat po kalon Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe gjykatat në përgjithësi, me theks të veçantë ai falënderoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që po i jep sistemit gjyqësor.
Idrizi ka shprehur gatishmërinë e zgjerimit të bashkëpunimit me ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe e vlerësoi lartë këtë mundësi për prioritetet e avancimit të sundimit të ligjit në vend.
Në anën tjetër, ambasadori O’Connell falënderoi kryesuesin Idrizi për pritjen, e shprehu gatishmërinë që me angazhimin e tij do të punojë edhe më shumë në thellimin e mëtejmë për vazhdimin e mbështetjes të sistemit gjyqësor në Kosovë me qëllim të ngritjes së efikasitetit të punës dhe transparencës.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet veti dhe të shtynë përpara të gjitha proceset që rezultojnë në përmirësimin e sistemit të drejtësisë.