Ambasadori Orav takohet me përfaqësues të serbëve në veri: Do të punoj që zotimet e Kosovës për komunitetet të zbatohen plotësisht
12 shtator 2024
| 18:19
Shefi i ri i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav sot gjatë ditës ka vizituar veriun e Kosovës.
Orav atje zhvilloi takime me përfaqësues të partive politike dhe të shoqërisë civile.
Në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë thuhet se ambasadori Orav ka thënë se do të punoj që zotimet e Kosovës ndaj komuniteteve të realizohen plotësisht.
“Ambasadori ynë, Aivo Orav, ka vizituar sot veriun e Kosovës, ku ka zhvilluar takime të veçanta me përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile nga komuniteti serb i Kosovës. “Jam i përkushtuar të punoj ngushtë me homologët për të siguruar që zotimet e Kosovës ndaj të gjitha komuniteteve të zbatohen plotësisht”, thuhet në njoftimin e BE-së në Kosovë.