Ambasadori Qehaja mban ligjëratë në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup

09 nëntor 2023 | 15:28

Në Universitetin publik “Nënë Tereza” në Shkup ambasadori Florian Qehaja ka mbajtur një ligjëratë lidhur me marrëdhëniet bilaterale në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, situatën politike e të sigurisë në Kosovë e rajon dhe tema të tjera.

Në prezantimin e tij, ambasadori Qehaja elaboroi bashkëpunimin ekzistues bilateral në sferën politike e diplomatike, ekonomike e të sigurisë.

Fokusi ishte te bashkëpunimi ekonomik dhe domosdoja e përmbylljes së projekteve infrastrukturore, sidomos finalizimi i autostradës Shkup-Bllacë dhe operacionalizimi i marrëveshjes tashmë të nënshkruar për krijimin

Stafi akademik dhe studentët parashtruan pyetje të shumta lidhur me zhvillimet politike e të sigurisë në Kosovë, bashkëpunimin akademik e ekonomik në mes të dyja vendeve, çështjen e raporteve të Kosovës me Shqipërinë dhe tema të tjera.

Përveç ligjëratës, ambasadori Qehaja i shoqëruar nga Konsulli Podvorica patën takimi me rektorin Zeqiri dhe prorektorin Iseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian ka publikuar Raportin e Progresit për Kosovën për…