Ambasadori Qehaja takohet me kryeministrin Xhaferi, rikonfirmojnë vazhdimin e bashkëpunimit Kosovë-Maqedoni e Veriut

31 janar 2024 | 12:51

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka vizituar kryeministrin Talat Xhaferit për t’i uruar detyrën e re si shef i qeverisë.

Nga ky takim i përbashkët, ata kanë rikonfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit edhe në kapacitetin e ri në funksion të dinamizimit të agjendës bilaterale.

“Nga takimi urues i ambasadorit Qehaja me kryeministrin e ri Talat Xhaferi rikonfirmuam vazhdimin e bashkëpunimit edhe në kapacitetin e ri në funksion të dinamizimit të agjendës bilaterale. Të dyja vendet tona kanë vizion dhe vlera të qarta pro evropiane të cilat do të vijojmë ti kultivojmë së bashku. Krahas një numri të madh të marrëveshjeve, presim me padurim zbatimin e marrëveshjes për krijimin e pikave të përbashkëta kufitare Hani i Elezit-Bllacë dhe Jazhincë-Glloboqicë, marrëveshje kjo e nënshkruar rishtazi nga të dyja Ministritë e Brendshme që pritet të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve. Në takim ambasadori Qehaja u shoqërua nga konsulli Podvorica”, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Shkup.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vendimet e Bankës Qendrore…