Ambasadori Qemal Minxhozi viziton FFK-në
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi dhe sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu e kanë pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
“Gjatë këtij takimi ambasadori Minxhozi përgëzoi drejtuesit e FFK-së për sukseset e arritura deri më tash dhe u shpreh i mahnitur me paraqitjet e Përfaqësues së Kosovës, duke theksuar se është tifoz i ‘dardanëve’ dhe mburret me sukseset e tyre. Ambasadori shqiptar u interesua edhe për situatën në FFK, derisa u bisedua edhe për nismën e dy federatave për krijimin e Kupës Mbarëkombëtare, garë e cila vlerësohet se do të zgjonte interesim të madh tek dashamirët e futbollit dhe do të ndikonte në zhvillim edhe më të hovshëm të futbollit në të dyja vendet. Të dyja palët shprehën interesim për të gjetur edhe forma të ndryshme të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
/Epoka e re/