Ambasadori Reka: Belgjika, mbështetëse e Kosovës për anëtarësim në BE dhe KE
02 mars 2023
| 19:25
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar të e enjten ambasadorin Philippe Kridelka, përfaqësues i përhershëm i Belgjikës në OKB dhe ish-drejtor i zyrës së UNESCO-së në Nju Jork.
Reka ka shkruar në “Facebook” se mbetet mbështetëse për anëtarësim në BE dhe KE.
“Belgjika, njohu Republikën e Kosovës që në javën e parë të shpalljes së pavarësisë dhe mbetet mbështetëse për anëtarësim në BE dhe KE, ku kemi aplikuar; si vendi i parë në rajon për sundim të ligjit dhe mbi standardet e Këshillit të Evropës për të drejtat e pakicave kombëtare”, ka shkruar Reka.