Ambasadori Reka bën homazhe në Nju-Jork për heroin Afrim Bunjaku

26 shtator 2023 | 20:00

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha dhe bashkëatdhetarë kanë bërë homazhe në Nju Jork për policin, heroin Afrim Bunjaku, i cili u vra nga terroristët serb në veri.

“Sot me bashkëatdhetarët tanë të Nju Jorkut dhe me ambasadorin e Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha në homazhin për heroin Afrim Bunjaku i cili u vra nga terroristët serb deri sa ishte në detyrë dhe në mbrojtje të atdheut. Lavdi!”, ka shkruar Reka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FATBARDHA MULLIQI, shpall te pavleshme diplomen dhe deftesat e shkolles…