Ambasadori Reka ishte i ftuar në festën shtetërore të Australisë (foto)
26 janar 2023
| 10:26
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka qenë i ftuar mbrëmë në festën shtetërore të Australisë në Nju Jork.
“Mbrëmë në pritjen për festën shtetërore të Australisë, me ambasadorin Mitch Fifield, Përfaqësuesin e Përhershëm të Australisë në OKB dhe Nick Greiner, Konsullin e Përgjithshëm të Australisë në Nju Jork. Takim miqësor me shtetin mik të Kosovës”.
“Nga shumë takime, kënaqësi të bisedoja edhe me Winanto Adi, Konsullin e Përgjithshëm të Indonezisë në Nju Jork”, ka shkruar Reka në “Facebook”.