Ambasadori Reka: Kosova është vendi më pro-amerikan

28 janar 2025 | 21:12

Në vigjilje të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot në NY Law School, shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka mbajtur një ligjëratë, e moderuar nga profesoresha e njohur e së drejtës ndërkombëtare Ruti Teitel.

Reka ka mbajtur një diskutim me studentët për rrugëtimin e Kosovës, nga lufta çlirimtare në shtet funksional.

“Pas një shekulli kolonizim, aparthejd e gjenocid të Serbisë kundër popullit shqiptar, sot Republika e Kosovës është rrëfim i suksesshëm i shtetndërtimit demokratik, vendi më pro-amerikan dhe modeli më i avancuar kushtetues për mbrojtjen e pakicave”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhevahire Izmaku, kandidate e Nismës Socialdemokrate për deputete e cila…