Ambasadori Reka merr pjesë në hapjen e ekspozitës “New York, I Love You!”

11 tetor 2024 | 13:52

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka njoftuar se ka marrë pjesë mbrëmë në hapjen e ekspozitës “New York, I Love You!”, në galerinë Agora të Manhatanit.

Në këtë ekspozitë, në mesin e piktorëve nga mbarë bota, ekspozoi edhe piktori shqiptar Xhevahir Kolgjini.

“Mbrëmë në hapjen e ekspozitës: ‘New York, I Love You!’, në galerinë Agora të Manhatanit, ku në mesin e piktorëve nga mbarë bota, ekspozoi edhe piktori shqiptar Xhevahir Kolgjini, profesor i RIT Kosova (Universitetit Amerikan në Kosovë)”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Bletaria Natyral” SH.P.K. shpall të pavlefshme certifikatën e TVSH-së, me…