Ambasadori Reka merr pjesë në hapjen e promovimit të bizneseve kosovare në Nju-Jork
14 shkurt 2024
| 22:44
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka marrë pjesë në hapje të promovimit të bizneseve kosovare në Nju-Jork: “Building partnerships Kosova-USA”, organizuar nga Oda Amerikane në Kosovë dhe USAID.
Reka ka shkruar në “Facebook” se ky është një rrëfim suksesi i urëzimit të kompanive kosovare me diasporën tonë.
“Sot, në hapje të promovimit të bizneseve kosovare në Nju Jork: “Building partnerships Kosova-USA”, organizuar nga Oda Amerikane në Kosovë dhe USAID. Një rrëfim suksesi i urëzimit të kompanive kosovare me diasporën tonë”, ka shkruar Reka.