Ambasadori Reka merr pjesë në ngritjen e flamurit në Nju-Jork
28 nëntor 2023
| 11:35
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka marrë pjesë në ngritjen e flamurit në Wall Street, në 111-të vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë së bashku me prefektin e Nju-Jorkut, Eric Adams, ambasadorin e Shqipërisë, në Washington, Ervin Bushati dhe kryetarin e Këshillit të Diaspores Shqiptare, Mark Gjonaj.
“Në ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptar në Wall Street, në 111-të vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë; me Prefektin e Nju Jorkut, Eric Adams, Ambasadorin e Shqipërisë, në Washington, Ervin Bushati dhe Kryetarin e Këshillit të Diaspores Shqiptare, Mark Gjonaj. Gëzuar 28 Nëntori! – Festojmë bashkë!”, ka shkruar Reka në “Facebook”.