Ambasadori Reka merr pjesë në promovimin e librit “Wild song, sweet song”
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori, Blerim Reka, ka marrë pjesë në promovimin e librit të prof. dr. Zymer Nezirit “Wild song, sweet song” në Nju Jork.
Gjatë promovimit të librit u shfaq edhe filmi dokumentar “Eposi i Kreshnikëve”, e lahutari Isë Elezi ekzekutoi një nga këto këngë.
Raka ka bërë me dije se libri “Wild song, sweet song” përmbledh hulumtimin e 600 mijë vargjeve të këngëve kreshnike shqiptare, të cilat janë eposi i fundit i mbijetuar në Evropë.
“Prezantim dinjitoz i trashëgimisë sonë kulturore në universitetin Columbia të Nju Jorkut me promovimin e librit të prof. fr. Zymer Nezirit: ‘Wild song, sweet song”, (Harvard, 2021). Libri përmbledë hulumtimin e 600 mijë vargjeve të këngëve kreshnike shqiptare, të cilat janë eposi i fundit i mbijetuar në Evropë. Gjatë promovimit, u shfaq edhe filmi dokumentar: ‘Eposi i Kreshnikëve’, e lahutari, Isë Elezi ekzekutoi një nga këto këngë. Duke qenë në kategorinë ‘trashëgimia në rrezik’, eposi kreshnik kërkon mbrojtje urgjente nga UNESCO”, ka shkruar Reka në “Facebook”.