![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/reka-3.jpg)
Ambasadori Reka, pjesë e organizmit të Bashkisë së qytetit të Nju-Jorkut për 17-vjetorin e Pavarësisë
13 shkurt 2025
| 13:06
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka marrë pjesë në festimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në New York City Hall, në akademinë solemne të Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, e cila bashkoi këshilltarët e saj dhe bashkatdhetarët për këtë përvjetor.
“Në New York City Hall, në festimin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Akademia solemne e Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, bashkoi këshilltarët e saj me bashkëatdhetarët tanë në kremten e ditëlindjes se 17-të te Republikës së Kosovës. Selia e kryeqytetit të botës, kumbonte mbrëmë shqip. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë SHBA-të!”, ka shkruar Reka në “Facebook”.