Ambasadori Reka pret në takim arbëreshët e Kalabrisë, vlerëson kontributin e tyre

01 nëntor 2024 | 13:17

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka pritur në takim arbëreshët e Kalabrisë Ettore Bonanno, Caterina Fabiano dhe Allesandro Frontera, nga organizata “Fili Meridiani”, të cilët në Nju-Jork, po prezantojnë kulturën arbëreshe.

Reka ka shkruar në “Facebook” se arbëreshët e Italisë, mbetën indi vital shqiptar, edhe sot, gjashtë shekuj pas mërgimit.

“Kënaqësi të prisja arbëreshët e Kalabrisë: Ettore Bonanno, Caterina Fabiano dhe Allesandro Frontera, nga organizata “Fili Meridiani”, të cilët në Nju Jork, po prezantojnë kulturën arbëreshe. Gjatë takimit, kujtuam ditët, kur në vitin 2014 vizitova Universitetin e Kozencës dhe me mikun tim Prof. Dr. Francesco Altimarin vizituam gati të gjitha vendbanimet arbëreshe kalabreze. Më dhuruan kopjen e ballinës së gazetës: “La Nazione Albanese”, me llogon: “Shkiperia avanti”, numri i parë i së cilës u botua në v. 1897. Arbëreshët e Italisë, mbetën indi vital shqiptar, edhe sot, gjashtë shekuj pas mërgimit”, ka shkruar Reka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi…