Ambasadori Reka pret në takim David Phillips, diskutojnë për sigurinë rajonale në kontekstin e ri gjeopolitik
23 shkurt 2024
| 18:32
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jorkut, ambasadori Blerim Reka, ka pritur sot në takim ish diplomatin dhe ekspertin për Ballkanin, David Phillips, me të cilin ka biseduar rreth sigurisë rajonale në kontekstin e ri gjeopolitik.
“Sot, prita profesorin amerikan David Phillips, ish diplomat dhe ekspert për Ballkanin. Temë e pashmangshme: siguria rajonale në kontekstin e ri gjeopolitik, dy vjet nga agresioni rus kundër Ukrainës”, ka shkruar Reka në “Facebook”.