Ambasadori Reka pret në takim një delegacion të studentëve izraelitë dhe arabë

24 janar 2023 | 16:32

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka pritur dje një delegacion të studentëve izraelit dhe arab nga Izraeli, të cilët në kuadër të “UN Model Program” po qëndrojnë në Nju Jork.

“Dje, prita një delegacion të studentëve izraelit dhe arab nga Izraeli, të cilët në kuadër të ‘UN Model Program’, po qëndrojnë në Nju Jork. Nga Stevan Aiello, drejtor i këtij projekti dhe themelues i ‘Debate for Peace’ nga Tel Avivi, u njoftova me qëllimet e këtij projekti paqësor, që po zbatohet për më shumë se një dekadë, në kuadër të dialogut izraelito-palestinez”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Ai ka informuar studentët, për historikun dhe aktualitetin e Kosovës, luftën për çlirim kundër pushtuesit serb, që ushtroi aparthejd dhe gjenocid kundër popullatës shqiptare, si dhe për pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

“Ndonëse, pavarësia e Kosovës u njoh legalisht nga GJND-ja, anëtarësimi i saj në OKB po bllokohet nga veto-ja ruse në Këshillin e Sigurimit. Pra, anëtari i përhershëm i KS, që do të duhej ta respektonte të drejtën ndërkombëtare dhe zbatonte mendimin e GJND-së, vetë e shkel atë me shpërfilljen e verdiktit të institucionit kryesor gjyqësor të OKB-së”, ka shkruar ambasadori Reka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot u zhvillua ndeshja e katërt miqësore përgatitëse. Kundërshtari i…