Ambasadori Reka pret në takim studentët e universitetit të Nju-Jorkut, temë diskutimi Kosova
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jorkut, ambasadori Blerim Reka, ka pritur në takim studentët e universitetit të Nju-Jorkut, me të cilët ka diskutuar për Republikën e Kosovës si një rrëfim suksesi të shtetndërtimit demokratik.
“Sot, prita studentët amerikan të N.Y.U. Grupit prej studentëve të këtij universiteti të Nju Jorkut, u fola për Republikën e Kosovës si një rrëfim suksesi të shtet-ndërtimit demokratik. Çerek shekull nga çlirimi dhe 16 vite nga pavarësimi, Kosova sot është shteti më demokratik në Ballkan, sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare. Me kushtetutën më të avancuar për nga mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve, e me nivelin më të lartë të sundimit të ligjit, Kosova është model i demokracisë funksionale”, ka shkruar Reka në “Facebook”.