Ambasadori Reka pret në takim të parën kandidate shqiptaro-amerikane për gjyqtare të Nju-Jorkut
20 mars 2023
| 21:31
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka pritur në takim Edit Shkrelin, kandidaten për gjyqtare të Nju Jorkut, të parën kandidate shqiptaro-amerikane për këtë post në zgjedhjet e qershorit të këtij viti.
“Edit, është rrëfim suksesi: 13 vjeçarja që emigroi në SHBA, më vonë avokate dhe ligjëruese e juridikut, së shpejti edhe gjyqtare”, ka shkruar Reka në “Facebook”.