Ambasadori Reka pret në takim Vasfije Krasniqin
24 maj 2023
| 14:26
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka pritur dje në takim Vasfije Krasniqi-Goodman presidenten e organizatës amerikane ‘Vasfije’s Initiative’, aktivisten e guximshme dhe zërin e fuqishëm mbrojtës të viktimave të dhunimeve gjatë luftës në Kosovë
“Mbi 20 mijë dhunime të kryera nga policia dhe ushtria serbe, janë krime lufte që ende nuk morën ndëshkimin gjyqësor”, ka shkruar Reka në “Facebook”.