Ambasadori Reka pret nxënësit që përfaqësuan Kosovën në olimpiadën ndërkombëtare “Genius”

21 qershor 2023 | 13:07

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka pritur në takim grupin e nxënësve nga Kosova, të cilët morën pjesë në olimpiadën ndërkombëtare “Genius” të Institutit Teknologjik Rochester të Nju Jorkut.

Raka ka bërë me dije se këta nxënës kanë përfaqësuar denjësisht Kosovën në olimpiadën ndërkombëtare “Genius”.

“Kënaqësi të prisja dje grupin e nxënësve me arsimtarët e tyre, të shkollës fillore ‘Vëllezërit Frashëri’ në Lipjan, të cilët morën pjesë në olimpiadën ndërkombëtare, ‘Genius’ të Institutit Teknologjik Rochester të Nju Jorkut. Duke përfaqësuar denjësisht Kosovën, ata paraqitën 4 projekte, (3 robotikë dhe 1 shkencor), dy nga të cilat hynë në 5 më të mirat e olimpiadës, me 1,500 projekte të tjera nga 60 shtete pjesëmarrëse”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizës Vetëvendosje,…