Ambasadori Reka publikon fotografi nga ligjërata e Kurtit në Yale University
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka postuar disa fotografi në “Facebook”, ku kryeministri Albin Kurti mbajti ligjëratë me studentët e universitetit Yale University, me temën “Kosova 25 vite pas çlirimit: Progresi demokratik dhe një ekonomi në rritje – dhe rritja e kërcënimit të Rusisë dhe Serbisë”.
“Dje, me kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti, në Yale University, ku mbajti ligjëratën: ‘Kosova 25 years after liberation; democratic progress and grow economy-and the rising threat of Russia and Serbia’. Para kësaj ligjërate, kryeministri Kurti u prit nga prof. dr. Steven Wilkinson, Vice Provost for Global Affairs te Yale Jackson School for Global Affairs të këtij universiteti prestigjioz amerikan”, ka shkruar Reka.