
Ambasadori Reka shkruan për mbledhjen e KS të OKB-së: Beogradi mbetet kërcënuesi kryesor i paqes rajonale
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka shkruar për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që u mbajt dje.
Reka ka postuar disa fotografi në “Facebook” me mbishkrimin: “Në betejën diplomatike të radhës kundër Serbisë, për ta demaskuar botërisht si hegjemoni militariste”.
“Tri sulmet terroriste në dy vitet e fundit kundër Kosovës, dëshmi se Beogradi mbetet kërcënuesi kryesor i paqes rajonale. Përfaqësuesi amerikan në OKB John Kelly, riktheu: ‘mutual recognition’, pra njohjen reciproke, si qëllim përfundimtar të dialogut Kosovë-Serbi”, ka shkruar Reka.
Postimi i plotë i tij:
Dje, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, me zv. kryeministren dhe ministren e punëve të jashtme dhe të diasporës të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla.
Në betejën diplomatike të radhës kundër Serbisë, për ta demaskuar botërisht si hegjemoni militariste.
Tri sulmet terroriste në dy vitet e fundit kundër Kosovës, dëshmi se Beogradi mbetet kërcënuesi kryesor i paqes rajonale.
Përfaqësuesi amerikan në OKB John Kelly, riktheu: “mutual recognition”, pra njohjen reciproke, si qëllim përfundimtar të dialogut Kosovë-Serbi.